Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. H., 69 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. K., 41 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tabakino, u gjetën disa produkte të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.