Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në fragrancë shtetasin E. Ç., 41 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. D., 57 vjeç, banues në Librazhd. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin B. D., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. T., 24 vjeç dhe S. C., 24 vjeç, pasi kanë prishur qetësinë publike, duke shkaktuar zhurmë me motomjetet përkatëse;
-D. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka goditur me grusht xhamin e Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor. Për pasojë është lënduar lehtë në dorën e djathtë.
-Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Elbasan”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin V. A., 24 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin K. Sh., 23 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rastit.