Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vuri në pranga shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël Cannabisi.

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 25 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me 2 automjete të tjera, me drejtues përkatësisht shtetasit F. K., 56 vjeç dhe D. B., 47 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi D. B. dhe 3 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 25 vjeçe, A. L., 30 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se 25-vjeçarja iu ka ofruar 2 shtetasve, marrëdhënie seksuale, në këmbim të një shume parash.

-Ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, punonjës që po kryenin rikonstruksionin e një banesë aktualisht të pabanuar, në pronësi të shtetasit G. L., kanë gjetur 1 armë zjarri (të ndryshkur), e cila u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Punohet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale poseduesin e armës.

-Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.