Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin K. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale hekuri, në një vendparkim automjetesh.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin B. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. Xh., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasen Dh. H., 51 vjeçe, për motive të dobëta;
-A. C., 40 vjeç, mësues në shkollën e fshatit Mollas, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë, një nxënës të klasës së shtatë.
•Më datë 26.09.2024, në Seksionin e Krimit Kibernetik, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore.