Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20.09.2024 dhe ndaluan shtetasin Ervis Mersini, 26 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit me vendimin e datës 16.01.2024, e ka dënuar 26-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cila i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në fragrancë shtetasin B. K., banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Gj. L., 49 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. K., 41 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit të Elbasanit, automjeti që ajo drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin bullgar A. P., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 16.09.2024 dhe 19.09.2024 ka vjedhur produkte me vlerë 14 000 lekë në 2 supermarkete në lagjet “Syrja Dylgjeri” dhe “Partizani. Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—
-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.
—
Elbasan/Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Llixhaj, janë përplasur 3 automjete me drejtues përkatësisht shtetasit M. T., 38 vjeç, N. Z., 53 vjeç dhe S. Q., 57 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. Z..
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.