Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
-S. M., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-Xh. K., 41 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 40 vjeç, banues në Maliq, pasi është konstatuar duke transportuar me automjetin kamioçinë, 108 krerë bagëti të imta, pa dokumentacion.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. B., 40 vjeç dhe A. F., 48 vjeç, pasi u konstatuan duke transportuar me kamion, 5 m3 lëndë drusore, pa dokumentacion, si edhe shtetasi A. F., nuk është i regjistruar në organet tatimore.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. C., 54 vjeç, pasi qeni që ai mbante, ka kafshuar në dorë, një 40-vjeçar;
-A. I., 53 vjeç dhe B. I., 32 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 shtetasve, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.