Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor:
-arrestoi në flagrancë shtetasin F. Gj., 65 vjeç, banues në Cërrik dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 59 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Mollas”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. M., i papajisur me leje drejtimi. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 55 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasen D. S., 22 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, me detyrë punonjës i OSHEE-së, pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme i ka ndërprerë energjinë elektrike një subjekti tregtar, në fshatin Gjinar.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte 2 shtetas, për motive të dobëta;
-një 15 vjeçar dhe një 16-vjeçar, pasi kanë goditur me grushte dhe me shkelma, një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Z., 45 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, shtetasi A. S., 31 vjeç, punonjës i një karburanti në fshatin Bradashesh, ka njoftuar se 2 shtetas të paidentifikuar i kanë marrë xhiron ditore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.