Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi, ka aksidentuar shtetasin Xh. R., 63 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 63-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K..

-Më datë 28.08.3024, rreth orës 10:30, shtetasja L. B., 56 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 25.08.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, kunati i saj, shtetasi A. B., 72 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna për gjetjen e 72-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.