Drejtoria Vendore e Policise Elbasan
Seksioni për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. G., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasit R. T., 63 vjeç dhe Sh. D., 53 vjeç. Gjithashtu, shtetasi Sh. G., në gjendje të dehur, ka dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit;
-E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Gizavesht, Librazhd, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.
Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.