Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim F. M., 21 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me 2 automjete me drejtues përkatësisht shtetasit V. T., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe S. P., 71 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi A. M.;
-S. M., 34 vjeç dhe N. T., 77 vjeç, ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetet që këta shtetas drejtonin, si edhe automjeti me drejtues shtetasin T. Ç., 39 vjeç, janë përfshirë në aksident rrugor. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasit N. T. dhe T. Ç., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-K. M., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi në rrugën rurale të fshatit Shëmrizë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit automjeti që ky shtetas drejtonte ka dalë nga rruga. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.