Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka kanosur në rrugë, me një send (thikë kuzhine), disa shtetas, dhe si pasojë, ka prishur qetësinë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, babai me 2 djemtë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 26-vjeçar, si dhe e kanë dëmtuar atë, me send të fortë (sëpatë). 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.