Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Dje, ky shtetas, dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit L. Ll., 46 vjeç (fqinj i tij) dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 43 vjeç, pasi në rrugën nacionale “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. M., 34 vjeç. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L. M..
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 33 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit V. Sh., në fshatin Mashan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. G., 34 vjeç, A. S., 70 vjeç, A. T., 41 vjeç dhe B. B., 41 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në pronat përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.