Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. Ç., 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe N. B., 61 vjeç, punonjës i postës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij. Vijojnë hetimet për rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 59 vjeç, pasi dyshohet se nga një sasi lënde kimike që ai ka hedhur në tokën në përdorim nga shtetasi G. M., 46 vjeç, kanë ngordhur gjatë kullotës, 2 bagëti të 46-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.