Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit N. Ç., 72 vjeç dhe A. D., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. M., 63 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte;
-L. H., 67 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. R., 40 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 49 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. S., 38 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.