Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd:
-ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar xhaxhanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 56 vjeç, pasi dyshohet se nuk ka paguar kontributet për sigurime shoqërore në favor të një punonjësi në biznesin e tij.

Ka kallëzuar shtetasi A. Th., 38 vjeç, se gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin në fshatin Karinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.04.2024, për largimin nga banesa të shtetasit M. Gj., 29 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, informojmë se ky shtetas u gjet në gjendje të mirë shëndetsore. Ai deklaroi se ishte larguar nga banesa, me dëshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.