Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 56 vjeç, pasi u konstatua duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme, me kamionçinën që e drejtonte në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Xh., 52 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin V. B., 45 vjeç, për motive të dobëta;
-F. B., 54 vjeçe, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi të paligjshme, në pronën e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K., 47 vjeç, Xh. P., 24 vjeç dhe F. B., 24 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 41 vjeç, pasi ka kallëzuar një 36-vjeçar, se me mirëbesim i ka dhënë një automjet 41-vjeçarit, por ai nuk ia ka kthyer më. Po punohet për kapjen e 41-vjeçarit dhe gjetjen e automjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.