Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

•Librazhd/Dhunoi kunatën e tij, për motive të dobëta, e kanosi që të mos bënte kallëzim dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 45-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjeherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. S., 60 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Papër-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.