Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. G., 63 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-A. A., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 67 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Audi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi ka qëlluar me shuplakë një 15-vjeçar, për motive të dobëta.

-Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.