Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. T., 55 vjeç, pasi u konstatua se në biznesin e tij, kishte 1 punonjës të pa regjistruar në organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. G., 62 vjeç, B. S., 63 vjeç dhe G. S., 39 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. I., 42 vjeç dhe D. B., 52 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

N. S., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin V. B., 37 vjeç dhe i ka dëmtuar automjetin atij, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Katund i Ri, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një objekti. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin e 42-vjeçarit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.