Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-N. Sh., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-E. M., 32 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e DVP Gjirokastër, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-O. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 22-vjeçar, për motive të dobëta;

-A. Ç., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij;

-Q. P., 55 vjeç dhe Q. S., 60 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Sh. Y., 68 vjeç, pasi është konstatuar duke prerë pemë në fshatin Lenie;

-R. T., 40 vjeç, pasi nëpërmjet celularit, ka kanosur dhe fyer ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka helmuar qenin e shtetasit N. K., fqinj i tij, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.