Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ll., 29 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. Xh., 65 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, për motive pronësie;
-V. K., 42 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin O. B., 51 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.