Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. F., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. Ç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit V. P., 77 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.