Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin H. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një leje drejtimi e falsifikuar.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
-K. M., 65 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës, pasi ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin H. K., 64 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;
-S. S., 19 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.