Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
•Shkozet/Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një konflikt ndërmjet disa të miturve, në një rrugë në afërsi të shkollës ku ata mësojnë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në këtë rast.
Në përfundim të këtyre veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në bashkëpunim, për shtetasit M. Sh., 17 vjeç dhe A. Ç., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth Shijak, pasi për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas 15 vjeç.
Policia e Durrësit falënderon mediat, për denoncimet, si dhe fton ato dhe qytetarët që të vijojnë të denoncojnë në polici, çdo paligjshmëri që hasin, me qëllim ndjekjen e rasteve, shpejt dhe konform ligjit.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. G., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në ambientet e jashtme të një kopshti për fëmijë, në lagjen nr. 14, ka shtyrë me duar një 28-vjeçare, edukatore në këtë kopsht, dyshohet për motive të dobëta që nuk lidhen me profesionin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.