Drejtoria Vendore e Policisë Dibër vizitohet nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi”

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të aktivitetit “Java me dyer të hapura për qytetarët”, gjatë ditës së sotme ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u vizituan nga një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi”, të shoqëruar nga mësueset e tyre.

Punonjësit e Policisë u prezantuan nxënësve ambientet e punës, si dhe detyrat dhe funksionimin e disa prej sektorëve kryesorë, përfshirë zyrën e Shërbimit për Qytetarët, Sektorin e Policimit në Komunitet, Policinë Rrugore dhe Sallën Operative.

Gjithashtu, nxënësit patën mundësinë të shihnin nga afër disa prej mjeteve që përdoren nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit gjatë kryerjes së detyrës.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u përcoll edhe një historik përmbledhës mbi 113 vitet e krijimit të Policisë së Shtetit, si dhe arritjet dhe sukseset e shënuara ndër vite.

Stafi drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër falënderoi nxënësit dhe mësuesit për vizitën, duke shprehur dëshirën që këto takime të vijojnë edhe në të ardhmen.

Interesimi i nxënësve, pyetjet e tyre të shumta dhe falënderimet për shërbimin e përditshëm të Policisë pranë shkollave, rrugëve dhe lagjeve, krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku në përfundim u shpreh angazhimi për të kontribuuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt.

#113vjetPoliciaeShtetit
#DyerTëHapuraPërQytetarët ‍♀️‍♂️
#NëShërbiminTuaj
#PoliciaMikpritëse ✅