Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
-Sektori i Policisë Rrugore, arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B., 53 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur.
-Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E.P., 17 vjeç; dhe J.B., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe një grirëse që shërben për grirjen e lëndëve narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.