Drejtoria Vendore e Policisë Dibër – Vihet në pranga 1 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 63-vjeçari.

Komisariati i Policisë Bulqizë, arrestoi në flagrancë shtetasin F.Xh., 63 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 75 vjeç, banues në Burrel, i cili teksa drejtonte në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar 75-vjeçari, ku vijon trajtimin mjekësor në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.