Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Sektori i Qarkullimit Rrugor, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas, të moshës 15-vjeç, pasi në qytetin e Burrelit, janë konstatuar duke drejtuar tre automjete, pa u pajisur me leje drejtimi.
Po në vijim të veprimeve për këto raste, shërbimet e Policisë kanë pezulluar për 12-muaj, lejet e drejtimit për pronarët/poseduesit e tre mjeteve, që drejtoheshin nga 15-vjeçarët.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh.M., 67 vjeç, dhe M.M., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht duke i shkaktuar dëmtime fizike njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.