Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit :
-E.H., 38 vjeç, banues në fshatin Vleshë,
-A.K., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. E., 42 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në vendin e quajtur Rreth-rrotullimi i Maqellarës, u kap duke tregëtuar disa krerë bagëti të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.