Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G.K., 48 vjeç, banues në Klos, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B.T., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e makinerive të një kompanie ndërtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar. Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë në këmbë, një këmbësor i moshës 16-vjeç.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B.L., 32 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Norvegji. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.