Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat:
-arrestuan shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 13-vjeçareje, në rrjete sociale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D., 36 vjeç dhe B. B., 57 vjeç, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. K., 57 vjeç dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Burrel, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, kanë penguar punimet e një kompanie, në fshatin Lis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 31 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 27-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në Klos, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar i mituri, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.