Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Gj., 30 vjeç, N. E., 59 vjeç dhe H. T., 50 vjeç, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, në pronat e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar punimet e një kompanie, në fshatin Lis.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.L., 21 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ditën e djeshme, në Bulqizë, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Xh. Sh. Nga aksidenti u dëmtua 21-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.