Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitarë Bllatë, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen peruane, D.O., 31 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A.L., 26 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke transportuar me një mjet furgon, një sasi lënde drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Shtetasja R.R., banuese në Dibër, ka bërë kallzim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër se ka humbur kontaktet telefonike me djalin e saj, shtetasin L.R., 33 vjeç, i cili ishte nisur për të shkuar në shtetin francez. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e tjera të Policisë, po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.