Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin;
-M.D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në tunelin nr 2- “Ura e Vashës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen F.P. 37-vjeçari, pas aksidentit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është kapur nga patrulla e Policisë.
Nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.K., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi ditën e djeshme në tunelin e Murrizit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte duke u përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi italian F.T. Si pasojë, mbetën të lënduar lehtë pasagjerët që udhëtonin në këto dy automjete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.