Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. Ll., 38 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Ll., 29 vjeç, pasi ky i fundit u kap duke luajtur lojëra fati në një lokal që dyshohet se ishte vënë nga shtetasi F. Ll., në dispozicion të kësaj veprimtarie të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale, nga ambientet e lokalit, u sekuestruan 10 makineta, 1 celular dhe shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se i shërbente veprimtarisë së paligjshme. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. D., 38 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, 17 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.