Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, një 20-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 19 vjeç, K. Xh., 19 vjeç dhe O. E., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, pasi dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit E.E.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Xh., 40 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. A., 46 vjeç dhe F. S., 68 vjeçe, të dy banues në Burrel, pasi dyshohet se kanë vjedhur bimë medicinale në një magazinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.