Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
- Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik- Financiar, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin N.M., 53 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash konsumi, të pa pajisura me faturë tatimore.
- Komisariati i Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A.H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 48-vjeçar.
- Komisariati i Policisë Mat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D.B., 49 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një mjet rrethanor (shkop druri), një 40-vjeçare.
- Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A.G., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur shtetasin L.D., duke i dëmtuar këtij shtetasi automjetin, dhe xhamat e banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.