Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. S., 31 vjeç, që humbi jetën, dyshohet pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për vënien e një linje interneti, informojmë se:
Pas veprimeve hetimore të kryera në lidhje me këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e kompanisë së internetit në të cilën ishte i punësuar 31-vjeçari, shtetasin O. K., 43 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.