Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, për 2 aksidentet rrugore të ndodhura dje, kryen arrestimet në flagrancë të shtetasve:
-S. H., 64 vjeç, banues në Fushë Bulqizë, pasi përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen H. M.;
-L. D., 53 vjeç, banues në Klos, pasi përplasi me furgon, një të mitur që ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. C., 38 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 33-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 45 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar banesën në pronësi të nënës së tij.

Ditën e djeshme, shtetasi U. B. ka kallëzuar se në biznesin e tij, në fshatin Çernen, janë vjedhur 1 automjet dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Informacion paraprak/Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në xhaminë e Shupenzës. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.