Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Sh. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. Ll., 31 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 37-vjeçar.
Me datë 19.03.2025, shtetasi E.D., ka konstatuar se gjatë natës në marketin që ai administron në Klos, është vjedhur një shumë parash (10.000 lekë të reja).Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.