Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Klos-Qafa e Murrizit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti i shtetasit Y.R. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se rënia e zjarrit ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Peshkopi – Melan, shtetasja L.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, teksa drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur e lënduar 35-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.