Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D.Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e banesës të një shtetaseje 85-vjeçare.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T.K., 43 vjeç, banues në fshatin Gjalish, pasi ditën e djeshme teksa drejtonte motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 43-vjeçari, vijon të trajtohet me ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.