Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G.L., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që këta shtetas po udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 5 shtetas të mitur, të moshave 16-17 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Komisariati i Policisë Mat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L.P., 39 vjeç, dhe B.M., 63 vjeç, banues në Burrel, pasi në ambientet e një lokali në fshatin Macukull, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.