Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit A.K ., 50 vjeç, dhe B.K., 44 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B.P., 33 vjeç, banues në Klos, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin J.R., si dhe dyshohet se ka djegur me zjarr dy puseta elektrike, në pronësi të një subjekti privat.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjetin e shtetasit B.R. 68 vjeç, ndodhur mesnatën e datës 20.10.2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.