Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Skrapar, pasi u konstatua në Çorovodë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. L., 20 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. Th., 33 vjeçe, nga Nepali, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.