Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 52 vjeç, banues në fshatin Dragot, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bagëti të imta në pronësi të 2 shtetasve.
Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin E. Sh, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “Kanosja”. Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, për arsye se shtetasi E. Sh, dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.