Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 20 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 77 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në rrugën “Antipatrea”, duke drejtuar motomjetin, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.