Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 47 vjeç dhe V. K., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë kontrolleve në dyqanet që administronin, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 29 celularë në total, për të cilët nuk kishin fatura blerjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. Ç., 46 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Poshnje, automjeti që drejtonte, është përplasur me një autobus. Si pasojë janë dëmtuar 46-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën;
-M. T., 20 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Çlirim”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur në mur. Nga përplasja është dëmtuar 20-vjeçari dhe 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar një makineri në pronësi të një 51-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 19-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.