Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 25.05.2025, ka kallëzuar një shtetase, se në arkën e objektit të kultit që mirëmban, është vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Informacion paraprak/Rreth orës 10:25, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi S. P., 74 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.