Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 48 vjeç, banues në Berat, agjent pranë një kompanie sigurimi, pasi dyshohet se ka lëshuar një suguracion mjeti me të dhëna të rreme.

Ditën e djeshme, persona të paidentifikuar kanë hyrë në një kishë në lagjen “Mangalem” dhe kanë vjedhur arkën e kishës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 49 vjeç dhe u shpall në kërkim djali i tij shtetasi F. A., 25 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur 4 fishekë arme gjahu, gjithashtu shtetasi F. A., nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, por u largua me mjetin e tij.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetase 75 vjeçe.
-ditën e djeshme, ka bërë kallëzim shtetasi I. L., 54 vjeç, banues në Kuçovë, se më datë 22.05.2025 i ëahtë larguar nga banesa vajza e tij M. L., 33 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.